Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se nga Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje nuk po sheh asnjë përpjekje për të krijuar ndonjë marrëveshje. Sipas tij, është shqetësues fakti që dy partitë e lartpërmendura, “nëpërmjet deklaratave publike po vazhdojnë ta thellojnë hendekun, duke lëshuar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit”. Postimin e Pacollit mund ta lexoni të plotë më poshtë.
“Të nderuar miq,
Tashmë përfundoi edhe procesi I certifikimit të kandidatëve për kryetar të komunave, për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen në tetor. AKR-ja kishte dakordim paraprak me dy subjekte politike, me LDK-në dhe VV(me LDK kishte marrëveshje me shkrim) për të ecur së bashku në këto zgjedhje, megjithatë ato vendosën që në fund Akr ta lejnë anash për shkak të interesave të tyre. Përkundër kësaj, AKR futet në këto zgjedhje e pregatitur dhe e gatshme për të prezentuar vizionin e saj zhvillimor, me kandidat dinjitoz dhe me vlera të dëshmuara.
Në anën tjetër, AKR me deputetët e vet në Kuvendin e Kosovës që nga fillimi ka treguar gatishmërinë që bashkërisht me dy partitë tjera, LDK-në dhe VV të ndërtojnë një shumicë parlamentare e cila vendit do t’i jepte qeveri dhe do ta zgjidhte ngërqin politik të krijuar pas zgjedhjeve të qershorit. Këtë gatishmëri, AKR e ka treguar duke shfaqur vullnet per respektimin e cilitdo variant të marrëveshjes ndërmjet LDK dhe VV dhe duke mos u bërë barrë e ndarjes së pushtetit ekzekutiv, duke mos kërkuar ministri, ose poste tjera qeveritare.
Kushti ynë i vetëm ka qenë dhe mbetet implementimi i programit zhvillimor të Kosovës, plotësimi i kushteve për heqjen e vizave dhe krijimi i ambientit për vende të reja të punës. Megjithatë, është shqetësues fakti që dy partitë e lartpërmendura, nëpërmjet deklaratave publike po vazhdojnë ta thellojnë hendekun, duke lëshuar akuza dhe kundër akuza ndaj njëri tjetrit. Unë nuk shof asnje perspektivë për formimin e nje qeversisje të raundit të dytë, në mes Ldk e VV.
Nga ana tjetër, sot Kosova është në një situatë të një bllokade totale. Paralajmërimet e FMN se nëse vazhdon bllokada institucionale Kosova rrezikon të mos ketë buxhet as për ti paguar veteranët e UCK-së janë shumë shqetësuese. Madje, nëse vazhdohet kjo gjendje ne mund të rrezikojmë edhe pagat e shërbyesve civil të vendit, të cilët mbajnë mijëra e mijëra familje. Unë ju drejtohet këtyre liderëve me një pyetje. A po I mendojnë dëmet të cilat ndoshta edhe për inate personale, po I shkaktohen vendit.
A po I mendojnë humbjet financiare të shtetit të Kosovës, humbje të cilat ndikojnë direct në mirëqenien e qytetarëve, a po e mendojnë je Kosovës, ne këtë mënyrë po i tkurrën edhe mundsitë e levizjës së lirë e shumëçka tjetër. Asgjë fatkeqësisht nuk është duke funksionuar. Madje flitet se në mungesë të institucioneve edhe ambasadat e Kosovës janë duke I bojkotuar proceset e rëndësishme për vendin, siq është anëtarësimi në Interpol dhe Unesco. johjet e shtetit të Kosovës kanë stagnuar dhe askush nuk merret me atë problem. Qytetarët e Kosovës, shteti I Kosovës, miqtë ndërkombëtar kërkojnë fundin e krizës. Pse dikush po e kërkon vazhdimin e saj? Kujt i konvenon kjo krize?” (sic.), ka shkruar Pacolli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBalje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Reagon familja e policit Azbi Spahiu: Të respektohet privatësia, mos spekuloni
Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet