LAJMI I FUNDIT:

Pacollët kalojnë në Vala

Pacollët kalojnë në Vala

Vala e kthimeve të institucioneve, kompanive të mëdha, bizneseve dhe qytetarëve, është duke vazhduar me ritëm shumë të lartë, disa muaj pas shpalljes së fushatës nga ana e Drejtorit Menaxhues të Vala-s, Agron Mustafa, fushatë e cila u lansuar me moton “Të gjithë po kthehen” dhe kishte për qëllim rikthimin e klientëve të cilët prej disa vitesh i ishin larguar operatorit publik.

Fushatës “Të gjithë po kthehen” i parapriu lansimi i internetit 3G dhe 4G, produktet shumë atraktive për të gjitha grupmoshat si pakoja N’trip, Vala-Classic, oferta e jashtëzakonshme që lidh Kosovën me Shqipërinë, linjat e internetit të shpejtë etj etj, produkte dhe oferta këto që dëshmuan se Vala është rikthyer në treg dhe është më atraktive se të gjithë operatorët.

“Siguria është kompania e parë e Sigurimeve që po rikthehet në Vala. Falënderojmë Drejtorin e saj, Rrahim Pacolli, që ka përzgjedhur operatorin publik të Kosovës. Ne jemi të kënaqur që një kompani lider në sigurime si ‘Siguria’ kaloi në Vala. Njëkohësisht bëjmë thirrje që të gjitha kompanitë tjera të reflektojnë dhe të rikthehen në Telekomin e Kosovës. Jemi të pakonkurrueshëm në tregun e Kosovës”, tha drejtori Menaxhues, Agron Mustafa.


Drejtori i kompanisë së Sigurimeve “Siguria”, Rrahim Pacolli, tha se vendosën që t’i marrin shërbimet e Telekomit të Kosovës, për shkak se janë shërbimet më cilësore që ofrohen në treg.

“Gjithsesi na gëzon edhe fakti që një kompani që është e Kosovës ka arritur të rikthehet në treg me shërbimet e pakonkurrueshme. Edhe kompania ‘Siguria’, njëlloj sikurse Vala është vendore dhe ofron shërbimet më të mira”, pohoi drejtori kompanisë “Siguria’, Rrahim Pacolli.

Ai u ka premtuar klientëve që tani e tutje, komunikimi mes Vala-s dhe kompanisë “Siguria” do të ofrojë kushte edhe më të mira për klientët dhe ata që sigurojnë automjetet e tyre në këtë kompani. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik

Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik

Ekonomi
Rritet çmimi i naftës

Rritet çmimi i naftës

Ekonomi
Kalo në kategori