Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, deri në shtator 2015 kanë arritur vlerën 566 milionë euro.
Dërgesat e emigrantëve kosovarë që çdo vit hyjnë në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare janë rreth 600 milionë euro, që do të thotë se brenda një periudhe 10 vjeçare remitencat kanë kaluar shumën prej 5 miliardë euro.
Remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 36.3 përkatësisht 22.1 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.
Një pjesë e konsiderueshme e remitencave në vitin 2015 është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.2 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë.
Këto para, thonë ekspertë për çështje ekonomike, për qytetarët e Kosovës paraqesin një aspekt të rëndësishëm në mirëqenien e tyre, duke ndikuar edhe në uljen e varfërisë.
Edhe sipas një studimi të bërë kohë më parë nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, është theksuar se pa këto para të dërguara nga qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, norma e varfërisë në Kosovë do të kishte ndryshuar nga 26 përqindëshi i vëzhguar në rreth 52 për qind, që paraqet një rritje prej 100 për qind.
Arbëresha Loxha, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, gjatë një prezantimi të publikuar gjatë këtij viti, kishte thënë se pa remitenca, normat e varfërisë krahasuar me skenarin e vëzhguar, do të ishin të larta si në zonat rurale ashtu edhe në ato urbane. “Sa i përket rritjes në zonat rurale, rritja do të ishte rreth 27 pikë përqindje, që në zonat rurale do të ishte një rritje prej 105 për qind në nivelin e varfërisë. Sa i përket rajoneve, varfëria do të ishte e lartë në shumicën e rajoneve, por që rritja më e lartë do të ishte në rajonin e Mitrovicës dhe të Gjilanit”, shton Loxha.
Pikërisht kushtet e rënda socio-ekonomike në Kosovë obligojnë qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës të dërgojnë para në familjet e tyre, thonë ekspertë për çështje ekonomike.
Por ajo që mbetet shqetësuese, sipas tyre, është se mjetet e dërguara nga diaspora shfrytëzohen më tepër për konsum dhe jo për ndonjë investim që sjell përfitime.
E duke marrë parasysh se Kosova ka nivel të ulët të prodhimit dhe varet nga importi i produkteve të vendeve nga rajoni, Safet Gërxhaliu, kryetar në Odën Ekonomike të Kosovës, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se pjesa më e madhe e këtyre dërgesave, eksportohen jashtë shtetit si para të gatshme, për shkak të nivelit të lartë të produkteve të importuara.
“Produkti i vetëm që Kosova eksporton brenda vitit kalendarik janë paratë e gatshme. E them këtë bazuar në faktin se më tepër se 82 për qind e të gjitha produkteve importohen dhe krahas importit të produkteve nga vende e tjera, importohet edhe inflacioni”.
“Dhe, për fat të keq, të gjitha mjetet e dedikuara për ndihmë në Kosovë që vijnë nga diaspora, janë paraprakisht të paragjykuara apo të gjykuara që të jenë të eksportuara për import. Në këtë drejtim, nuk i bëhet nderë Kosovës dhe as zhvillimit ekonomik të saj, por stimulohet shumë më tepër zhvillimi ekonomik i vendeve të rajonit”, vlerëson Gërxhaliu.
Sipas regjistrimit të deritashëm të diasporës, janë evidentuar rreth 200 mijë qytetarë të Kosovës të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës.
Ndërkohë që procesi i regjistrimit është bërë e ditur se do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2016.
Ndryshe, janë mbi 22 për qind e familjeve që pranojnë rreth 300 euro në muaj, nga të afërmit e tyre, e që në shumicën e rasteve shfrytëzohen për konsum ditor.
Përveç remitencave që qytetarët e Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës dërgojnë vazhdimisht në Kosovë, shuma të mëdha të mjeteve financiare ata shpenzojnë edhe kur vijnë për pushime sidomos gjatë sezonit të verës dhe tashme për festat e fund vitit. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin – përqafon dollarin amerikan
KosICT 2024, edicioni i 13-të i Festivalit të Teknologjisë mbledh ekspertë globalë dhe ofron mundësi për të rinjtë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp