Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se Qeveria e Kosovës, bashkë me Thaçin në pozitën e Presidentit, vazhdojnë ta degradojnë rëndë shërbimin e jashtëm të Kosovës, dhe e bëjnë këtë duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se nuk do mend dhe se me këto veprime, Kosova po pranon më shumë tërheqje të njohjeve se sa njohje dhe më shumë dështime se sa suksese në anëtarësime në forume shumëpalëshe.
Postimi i plotë:
Qeveria e Kosovës, bashkë me Thaçin në pozitën e Presidentit, vazhdojnë ta degradojnë rëndë shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës, dhe e bejnë këtë duke shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit. Jo vetëm që kanë tejkaluar kuotën e të emëruarve politik (nga deri në 50% e specifikuar në Ligj, në mbi 80% të emëruar politik të shefave të misioneve diplomatike), por kanë vazhduar të dëmtojnë reputacionin e shërbimit të jashtëm duke shfrytëzuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për punësim dhe avancim të militantëve partiak të partive në pushtet dhe dëshmitarëve potencial të Gjykatës Speciale si dhe duke shfrytëzuar mjetet për lobim jo për avancim të Kosovës por për pastrim të imazhit të politikanëve të caktuar.
LDK përgjatë këtij mandati ka refuzuar të behet pjesë e shkeljeve të tilla ligjore dhe është angazhuar që përmes procedurës së kuorumit në Komisionin për Punë të Jashtme të parandalojë emërimet e tilla si dhe nëpërmjet Komisionit hetimor parlamentar të hetojë shpenzimet për lobim.
Nuk do mend, se me këto veprime, Kosova po pranon më shumë tërheqje të njohjeve se sa njohje dhe më shumë dështime se sa suksese në anëtarësime në forume shumëpalëshe. Imazhi i shërbimit të jashtëm të Kosovës nuk ka qenë asnjëherë më i keq para syve të ndërkombëtarëve dhe dëmet që po i bëhen interesave të Kosovës përmes politizimit të skajshëm të këtij shërbimi fatkeqësisht do të jenë afatgjate. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova