LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Protestat organizohen nga OBRM-PDUKM

Osmani: Protestat organizohen nga OBRM-PDUKM

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, në një intervistë në Ballë për Ballë në Klan Kosova, ka folur me situatën aktuale në Maqedoni, gjegjësisht në lidhje me protestat e fundit të cilat janë organizuar në Maqedoni, në kundërshtim të përdorimit të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Është keqpërdorim i marrëdhënieve ndëretnike, si pasojë e krizës së zgjedhjeve. Besoj që OBRM-PDUKM po i organizon këto protesta, mirëpo protesta kundër gjuhës shqipe janë të gabuara. Kjo po keqpërdoret në kontektsin politik, mirëpo këto do të kenë pasoja. Duhet të kenë kujdes me marrëdhëniet ndëretnike, të mos përdoren në kontekst politik. Ne dënojmë të gjitha ato incidente mirëpo në Maqedoni është shumë lehtë të eskalojë dhuna kur janë në pyetje marrëdhëniet ndëretnike, prandaj të gjithë faktorët politik duhet të jenë të kujdesshëm. Shpresoj që organzatorët të kontrollojnë këtë situatë e të mos devijoj më tutje ngaqë Maqedonia nuk ka nevojë për destabilitet’, ka thënë Osmani ndër të tjera.

Osman poashtu ka theksuar se ende kanë dilema në qoftë se do të jenë pjesëmarrës në qeveri apo do të qëndrojnë në opozitë. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori