Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas takimit të parë që kanë mbajtur grupi i ri parlamentar i LDK-së.
Osmani ka thënë se në takim është biseduar për procedurat që i presin në legjislaturën e shtatë, transmeton Telegrafi.
“Ka qenë takimi ynë i parë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dhe vërtetimit për të gjithë deputetët qofshin ata që janë që disa mandate, qoftë për ata që janë për herë të parë është krejtësisht normale që tashmë partitë të mbajnë takime me deputetet e tyre, ne diskutuam për procedurat që na presin tani në kuvendin e ardhshëm, diskutuam natyrisht për sfidat që i presin institucionet e ardhshme”, ka thënë ajo para mediave.
Gjithashtu, Osmani tha se në takim është folur edhe për ecurinë e bisedimeve me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Na jemi optimist se në një frymë bashkëpunimi mund të arrijmë një marrëveshje të mirë, një marrëveshje të balancuar. Është më rëndësi që në një moment historik ku qytetaret kanë dëshmuar se vërtetë dëshirojnë ndryshim, dhe se këtë ndryshime dëshirojnë përmes koalicionit LVV-LDK, i takon dy partive që të krijojmë një atmosferë ku debati zhvillohet në ambient të respektit reciprok, dhe ky respekt është i domosdoshëm. Po ashtu është e domosdoshme t’i ndalim fushatat linçues, sepse ato nuk i ndihmojnë askujt dhe na largojnë nga një rrugë e rëndësishme e cila duhet të përfundojë me marrëveshje”, ka thënë ajo para mediave, përcjell Telegrafi.
Osmani ka thënë se janë të interesuar për bashkëpunim afatgjatë me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Jemi të interesuar që qeveria të jetë e suksesshme dhe do të jetë e suksesshme nëse ne punojmë bashkë. Besoj se takimi do të bëhet sa më shpejt të jetë e mundur, por nuk kemi ndonjë datë të saktë. Lëvizja Vetëvendosje si fituese zakonisht i merr iniciativat për takim kështu që presim një ftes të tillë, është e domosdoshme që të krijohet një atmosferë e respektit reciprok dhe të eliminohet çdo fushatë linçuese”, tha ajo.
Ndryshe, LVV dhe LDK kanë zhvilluar disa takime deri tani, ku kanë harmonizuar shumicën e programeve qeverisës. Së fundmi, këto dy parti janë duke zhvilluar takime ku po bisedohet për ndarjen e posteve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Komisioni Evropian duhet të dëgjojë dhe argumentet e qeverisë për rritjen e pagave, jo vetëm kërkesat e LSM-së

Për vitin e tretë me radhë, në Kosovë u organizua Festivali i Matematikës

KQZ nesër shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës