LAJMI I FUNDIT:

Osmani nënshkruan peticionin “Drejtësi për Kujtimin”

Osmani nënshkruan peticionin “Drejtësi për Kujtimin”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka nënshkruar peticionin “Drejtësi për Kujtimin”.

Osmani ka kërkuar që të mbështet peticioni për Kujtimin, për familjen e tij dhe për të parandaluar diçka të ngjashme në të ardhmen, transmeton Telegrafi.

“Unë sapo e kam nënshkruar peticionin ‘Drejtësi për Kujtimin!’ Ju ftoj ta mbështesni këtë peticion për Kujtimin; për familjen e tij; për të parandaluar diçka të ngjashme në të ardhmen.


Humbja e jetës së Kujtim Veselit – 11 vjeçarit ashkali që u dhunua seksualisht dhe u vra më 11 korrik 2019 në Fushë Kosovë – është dëshmi se si për vite të tëra, të gjithë ne, si shtet dhe shoqëri kemi dështuar ta dënojmë dhe luftojmë racizmin institucional ndaj komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian”, ka shkruar Osmani në profilin e saj zyrtar në Facebook.

Osmani ka thënë se të gjithë së bashku duhet kërkuar drejtësi.

“Prandaj kjo e bën edhe më të detyrueshme që të gjithë së bashku të kërkojmë drejtësi për Kujtimin, dhe përgjegjësi nga shteti për ta mbrojtur jetën e të gjithë qytetarëve të vendit tonë, pa dallim”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë

KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 50.91 për qind e votuesve në diasporë

Lajme
Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Koalicioni për Kosovën Fituese mbajti tubimin përmbyllës në Pejë, Haradinaj: Kosova foli, po 137

Lajme
Donika Gërvalla voton në Gjermani

Donika Gërvalla voton në Gjermani

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Vendosja e kamerave, KQZ: Sigurohet nivel i lartë i mbikëqyrjes, integritetit dhe mbrojtjes së procesit zgjedhor

Lajme
Kalo në kategori