Osmani në takim me Zelenskin: OSBE-ja ka kapacitete t’u ndihmojë njerëzve përmes punës në terren

Në kuadër të vizitës së tij në Kiev, Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani ka zhvilluar sot një takim me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky, ku ka shprehur mbështetjen e tij për Qeverinë e Ukrainës, duke theksuar se OSBE-ja mbështet popullin ukrainas dhe përpjekjet për rivendosjen e paqes dhe stabilizimin e rajonit.
“Impresionueses sakrifica dhe angazhimi i Presidentit Zelensky për mbrojtjen e popullit ukrainas dhe guximi i tij në ballafaqimin me sfidat dhe pasojat e agresionit të Federatës Ruse kundër Ukrainës. I bëj thirrje Rusisë që menjëherë t’i japë fund agresionit! OSBE-ja mbështet popullin ukrainas dhe do të vazhdojë ta monitorojë nga afër situatën. Kjo mbështetje është e nevojshme për përpjekjet e Ukrainës për të rivendosur paqen dhe për të ndërtuar një të ardhme stabile për qytetarët e saj”, theksoi Osmani.
Osmani tha se OSBE-ja ka mekanizma dhe kapacitete për të ndihmuar njerëzit nga zonat e konfliktit përmes punës në terren.
“Një nga hapat e parë duhet të jetë kthimi i menjëhershëm i një misioni në terren të OSBE-së në Ukrainë. Misioni do të bëjë një ndryshim të madh në terren për të garantuar stabilitet, siguri dhe respektim të të drejtave të njeriut për çdo qytetar”, tha Osmani.
Vizita e Osmanit në Ukrainë është në kuadër të realizimit të njërit prej prioriteteve kryesore të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në vitin 2023, në të cilin fokusi është te njerëzit në terren që janë më të prekur nga agresioni ushtarak.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë