LAJMI I FUNDIT:

Osmani në New York: Kosova në 15 vjetët e pavarësisë së saj, shquhet për lidership të grave në politikë

Osmani në New York: Kosova në 15 vjetët e pavarësisë së saj, shquhet për lidership të grave në politikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet Sesioni i 78 i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, mori pjesë në një ceremoni në të cilën u shënua 10 vjetori i Grave Lidere në Politikë.

Në një adresim para grave tjera lidere, Presidentja Osmani foli për angazhimin dhe rolin e shquar të grave në epoka të ndryshme të historisë së zhvillimit të vendit.

Ajo theksoi se Kosova, në 15 vjetët e pavarësisë së saj, shquhet për lidership të grave në politikë, teksa potencoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe rrjetëzimit të vazhdueshëm me qëllim të fuqizimit të grave në jetën publike.


“Presidentja Osmani në adresimin e saj, theksoi se Kosova po dëshmohet si vend lider në udhëheqjen e Agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë dhe potencoi se fuqizimi i grave në fushën e sigurisë, si dhe në fusha të tjera, është mundësia më e mirë për ta avancuar shoqërinë në tërësi”, njofton presidenca. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Plagosje me armë zjarri në Mitrovicë

Kronika e Zezë
Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Ambasadori gjerman dhe ai britanik shijojnë bukuritë natyrore të Kosovës

Lajme
Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Kurti kërkon nga Perëndimi t’i ndërpriten ndihmat Serbisë dhe kthimin e zonës së sigurisë kufitare

Lajme
​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

​Hoti: S'ka hapësirë bashkëpunimi me LVV-në, nëse nuk fitojmë do të qëndrojmë në opozitë

Lajme
Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Kurti tha se liberalizimi i vizave nuk e ka rritur migrimin, reagon Haradinaj

Lajme
IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni

IHMK publikon të dhënat mbi sasinë e reshjeve të fundit të shiut, njofton se cikloni "Kasandra" është në dobësim

Lajme
Kalo në kategori