LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë ndërkombëtar ushtarak

Osmani: Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë ndërkombëtar ushtarak

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas votimit në Kuvend të vendimit për dërgimin për herë të parë të FSK-së në misione jashtë territorit të Republikës së Kosovës.

Osmani, përmes një statusi në Facebook,ka thënë se ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë ndërkombëtar ushtarak.

“Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës bëri një akt historik duke aprovuar Vendimin për dërgimin për herë të parë të FSK-së në misione jashtë territorit të Republikës së Kosovës. Si Presidente në detyrë dhe Komandante Supreme e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës ndjehem krenare që do ta jap autorizimin final për këtë mision që kemi bashkërenduar me partnerët tanë amerikan”, ka shkruar Osmani.


“Në emër të qytetarëve të Kosovës ju shprehë falënderimin tim Shteteve të Bashkuara të Amerikës për besimin që kanë ndaj FSK-së dhe ndaj Republikës së Kosovës në përgjithësi. Falënderoj gjithashtu Gardën Kombëtare të Iowas për bashkëpunimin dhe shprehjen e besueshmerisë për FSK-në. Ky është vetëm fillimi i bashkëpunimit tonë ndërkombëtar ushtarak dhe jam e sigurt se ushtarakët tanë do të na bëjnë krenar me punën, profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre!”, ka shkruar ajo, përcjell Telegrafi.

Kuvendi i Kosovës votoi të martën për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët dhanë miratimin për dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse, në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit amerikan të Ajovës.

“Përparimi i vazhdueshëm në aspektin operacional dhe profesional i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve tanë, kanë bërë që FSK-ja të fitojë besimin e partnerit tonë kryesor strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të qenë krah forcave paqeruajtëse amerikane në misione ndërkombëtare paqeruajtëse”, tha kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, në fjalimin e tij përpara Kuvendit të Kosovës.

Seanca e jashtëzakonshme u mbajt me kërkesë të Hotit.

Më 31 dhjetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ky vendim më pas i është dërguar Kuvendit të Kosovës.

FSK-ja, deri më tani, nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit.

Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura.

Sipas legjislacionit, është paraparë që procesi i transformimit në Ushtrinë e Kosovës të zgjasë dhjetë vjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

”Me lot në sy jam, trim i trimave”, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Lajme
Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Sa ka urgjencë për formimin e Qeverisë së re të Kosovës?

Lajme
Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

Drejtësi
Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Gjeneral Jashari: Përvoja amerikane e rëndësishme për FSK-në

Siguri
Kalo në kategori