LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Kongresi i SHBA-ve ka filluar procedurat për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Osmani: Kongresi i SHBA-ve ka filluar procedurat për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, i cili dje kishte realizuar takime në Kongresin amerikan, ndërsa sot realizoi takime pune në Departamentin e Shtetit dhe Shtëpinë e Bardhë, për AIM tha se në të dyja komitetet për politikë të jashtme, Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve, kanë filluar procedurat për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“Kjo është shumë pozitive dhe shumë shpejtë, çka tregon për dëshirën dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për ratifikim. Tani varet se si procedura do të shkojë në Kongres, por procesi ka filluar”, tha Osmani.

Ai njoftoi se propozim rezoluta mbi mbështetjen për marrëveshjen e Prespës që është përgatitur nga senatori Ron Johnson, kryetar i Komitetit të Senatit të SHBA-së për sigurinë e vendit dhe çështjeve të qeverisë, që javën e ardhshme pritet të miratohet në Senat, duhet të ketë një efekt pozitiv në nxitjen e përshpejtimit të procesit të ratifikimit të protokollit./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori