LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Çështja me Bullgarinë është komplekse, nuk duhet të paragjykojmë rezultatin

Osmani: Çështja me Bullgarinë është komplekse, nuk duhet të paragjykojmë rezultatin

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, mendon se zgjidhja e problemit me Bullgarinë është në kthimin e besimit në Marrëveshjen për Fqinjësi të Mirë, si instrument i vetëm dhe garanci për tejkalimin e dallimeve.

Osmani sot në konferencë për shtyp, tha se nuk mund të thotë se cili do të jetë rezultati i bisedimeve në mes Shkupit dhe Sofjes, duke shtuar se pala maqedonase do të bëjë gjithçka që është e mundur t’i përfaqësojë interesat shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Akoma bisedojmë dhe nuk mund të parashikoj diçka, e as të paragjykojmë rezultatin. Çështja është shumë komplekse dhe e ndjeshme, ndërsa periudha është e shkurtë. Qasja jonë është se do të punojmë deri në minutën e fundit për t’i argumentuar qëndrimet tona dhe t’i përafrojmë dallimet”, tha Osmani.


Sipas tij, mbeten edhe pak ditë deri në tentimin e parë për zgjidhje.

“Jemi të vetëdijshëm se kjo çështje është në interes edhe për Bullgarinë, dhe sa është mossukses për ne, është edhe për Bullgarinë edhe për BE-në”, tha Osmani./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

Lajme
Kalo në kategori