LAJMI I FUNDIT:

OSHP gjen shkelje në tenderin për mirëmbajtjen e autostradës

OSHP gjen shkelje në tenderin për mirëmbajtjen e autostradës

Mirëmbajtja e autostradës “Ibrahim Rugova” i ka dalë proces i vështirë Ministrisë së Infrastrukturës (MI). Kjo Ministri po rrezikon të mbetet pa zyrtarin kryesor të prokurimit Arif Zhushin, ngase janë evidentuar parregullsi nga ana e prokurimit të Ministrisë, kur i ka shpallur fituesit e tenderit për mirëmbajtjen e autostradës “Ibrahim Rugova”.

Nga data nëntë dhjetor, Organi Shqyrtues i Prokurimit i ka dhënë afat Ministrisë që brenda pesë ditëve të formojë një komisioni për vlerësimin e ofertave. Ky afat i OSHP-së ka ardhur pas vendimit të datës 10 tetor kur Gjykata e tenderëve pati vendosur që ta kthejë në rivlerësim tenderin “Mirëmbajtja rutinë për vitin 2015 dhe 2016 dhe Mirëmbajtja dimërore për sezonin dimëror 2015/2016 dhe Mirëmbajtja dimërore për vitin 2016/2017 e Autoudhës “Ibrahim Rugova” A7-segmenti Morinë – Gjurgjicë Loti 1; dhe Autoudhës A7 – Segmenti Bresje – Besi, Rrugës Nacionale N9, Segmenti Bresje – Gjurgjicë – Udhëkryqit të Autoudhës A7/A6 deri në Konjuh dhe kyçja me Rrugën Nacionale N2- loti 2”.

Në Ministrinë e Infrastrukturës nuk kanë treguar nëse do ta zbatojnë urdhëresën e lëshuar, por kanë pranuar se kanë telashe me OSHP-në. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori