LAJMI I FUNDIT:

OSBE në Madrid diskuton rolin e saj në Kosovë

OSBE në Madrid diskuton rolin e saj në Kosovë

Ministrat e Punëve të Jashtme të 56 vendeve, anëtare të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) kanë nisur sot, në Madrid, takimin e rregullt vjetor i cili zgjat dy ditë kurse, një nga temat kryesore, do të jetë roli i kësaj organizate në Kosovë.

Përveç Kosovës, në takimin ministror të OSBE-së, tema tjera kryesore do të jenë, çështja e marrëveshjes evropiane për kontrollin e armëve si dhe çështja e Kazakistanit, pastaj mënyrat e luftimit të terrorizmit, mbrojtja e mjedisit jetësor etj.