LAJMI I FUNDIT:

Organizohet ngjarja e 5-të vjetore me të rinjë nga Laboratori i Inovacioneve në Kosovë

Organizohet ngjarja e 5-të vjetore me të rinjë nga Laboratori i Inovacioneve në Kosovë

Laboratori për Inovacione i UNICEF-it në Kosovë organizon takimin e pestë vjetor i cili do ti bëjë bashkë qindra të rinj të cilët kanë udhëhequr projekte inovative të mbështetura nga Laboratori gjatë tre viteve të fundit për të shënuar të arriturat e tyre.

Gjatë kësaj ngjarje, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të takohen me anëtarët e projekteve, të njoftohen me organizata dhe institucione të ndryshme, të marrin pjesë në puntori të ndryshme, dhe të përfitojnë nga panairi i mundësive për karrierë.

Ngjarja do të përfundojë me dhënien e çmimit të publikut për projektin më të mirë, dhe dhënien e mirënjohjeve për projektet më të suksesshme që kanë ndikuar pozitivisht në komunitetin ku ata jetojnë.


Ngjarja fillon të premten më 13 qershor 2014 në ora 11:00 tek Platoja e Pallatit të Rinisë. Hyrja është pa pagesë dhe e hapur për të gjithë.
Për më shumë informata, vizitone faqën zyrtare të Laboratorit: www.kosovoinnovations.org/ – si dhe diskutimin në rrjetet sociale me hashtagun #iHeartiLab.