LAJMI I FUNDIT:

Organizohet BarCamp Mitrovica #3

Organizohet BarCamp Mitrovica #3

Rikthehet BarCamp Mitrovica me edicionin e 3-të me radhë! Ky edicion i sponsorizuar nga IPKO Foundation do të mbahet të premtën, më 3 prill 2015 në ora 14:00 në Riverside Caffe në Mitrovicë.

Pasi që BarCampet iu ofrojnë njerëzve një vend ku ata mund të ndajnë ide dhe tregime interesante personale, ky BarCamp do i sigurojë pjesëmarrësit biseda e ide të frytshme nga Bedri Hamza dhe Sanije Raifi.

Sanije Raifi, pedagoge në shkollën fillore "Eqrem Cabej" dhe ish-drejtoreshë pikërisht në këtë shkollë do të flasë për sfidat gjatë të arriturave të saj.

Bedri Hamza është guvernator në Bankën Qendrore të Kosovës dhe ish-Ministër i Financave. Ai do të ndajë me ne përvojat e tij dhe sakrificat gjatë arritjeve të tij.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e një përvoje të këndshme, ejani të premten në Riverside Caffe në ora 14:00 Prania juaj në këtë edicion të BarCamp Mitrovica pa dyshim që do t’a bëjë atë edhe më cilësor!

Si zakonisht, hyrja dhe pijet janë falas.