Rezultatet e hulumtimit të Institutit për Çështje Evropiane (CEAS), organizatë kjo joqeveritare, tregojnë se numri i qytetarëve të Serbisë që do të votonin kundër pavarësisë së Kosovës, në krahasim me vitin e kaluar, është duke rënë.
Kjo për arsyen se shumica e tyre konsiderojnë që Serbia nuk mundet sërish që të ketë kontroll të plotë mbi Kosovën, ndërkohë që shumica dërmuese nuk e di se cili është plani i Qeverisë së Serbisë për Kosovën.
Hulumtimi i opinionit publik lidhur me marrëdhëniet e qytetarëve të Serbisë ndaj Kosovës është bërë gjatë periudhës nga 6 deri më 12 mars 2020, në një mostër përfaqësuese prej 1,203 të anketuarve, në bashkëpunim me shtëpinë hulumtuese Ninamedia.
Siç thuhet në hulumtim, gati se gjysma e të anketuarve apo 46 për qind, konsideron që nuk është e mundur që Serbia sërish të realizojë kontrollin dhe sovranitetin e plotë mbi Kosovën, ndërkaq 38 për qind e të anketuarve konsiderojnë që një gjë e tillë është e mundur. Se kjo është e mundur në masë të madhe, këtë e konsiderojnë të anketuarit me moshë më të vjetër se 45 vjet dhe të anketuarit me nivel më të ulët të arsimimit.
Se Kosova është e humbur, këtë e konsiderojnë 42 për qind e qytetarëve, ndërkaq 46 për qind konsiderojnë që nuk është e humbur. Qëndrimi se Kosova është e humbur, në masë më të madhe është shprehur nga të anketuarit e moshës 30 deri 44 vjeç, nga të anketuarit me nivelin më të lartë të arsimimit dhe nga popullata e qyteteve, tregojnë rezultatet e hulumtimit.
Nga numri i përgjithshëm i të anketuarve, 77 për qind i tyre nuk do ta mbështesnin pavarësinë e Kosovës në këmbim të anëtarësimit më të shpejtë të Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërkaq 13 për qind e të anketuarve, do ta mbështesnin. Të anketuarit mbi moshën 45 vjet janë ata që janë në numër më të madh që kanë qëndrimin se nuk do të duhej të pranohej pavarësia e Kosovës.
Shumica nuk e dinë se cili është plani për Kosovën
Madje, 89 për qind e të anketuarve, nuk e dinë se cili është plani i Qeverisë së Serbisë për Kosovën.
“Plani i presidentit Aleksandar Vuçiq, i cili Kosovës do t’ia sillte pavarësinë, ndërkaq për qytetarët e Serbisë një shtet të qëndrueshëm dhe standard më të mirë, nuk do ta përkrahnin 57 për qind e të anketuarve, ndërkaq 23 për qind do ta përkrahnin këtë plan”, thuhet në hulumtim.
Pak më shumë se një e katërta apo 27 për qind e të anketuarve konsideron që kjo qeveri (e Serbisë) do ta pranojë Kosovën, ndërkaq pak më shumë se gjysma e të anketuarve (53 për qind) mendon që kjo qeveri nuk do ta bëjë këtë. Një e pesta e të anketuarve nuk di se si të deklarohet.
Në qoftë se nesër do të kishte një referendum për pavarësinë e Kosovës, shumica e të anketuarve do të votonin kundër (66 për qind), në votim nuk do të dilnin 14 për qind, 11 për qind nuk do të dinin se si të votonin, ndërkaq 9 për qind do të votonin për. Të anketuarit që do të votonin kundër, në masën më të madhe janë meshkuj dhe të anketuarit mbi moshën 45 vjet.
Në raport me vitin 2019, është vërejtur ulje e numrit të të anketuarve që do të votonin kundër pavarësisë së Kosovës, ka theksuar Instituti për Çështje Evropiane.
CEAS është organizatë e pavarur, joqeveritare, i cili në Serbi është themeluar në vitin 2010. Ky institut i përcjellë bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Evropian dhe angazhohet në mënyrë aktive për anëtarësimin e Serbisë në kornizat euroatlantike. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Me humbjen e një mandati parlamentar, Lista Serbe mund të mos jetë pjesë e Qeverisë

Abdixhiku: Nuk duam, nuk kemi dhe dhe nuk do të punojmë për koalicion me LVV-në

"Bashkëpunimi i Shabanit e Qerimit me Serbinë për ta akuzuar UÇK-në për trafikim organesh", flet Shukri Buja

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Shqiptarët në Bursa të Turqisë organizojnë iftar masiv

Anëtarësimi i Kosovës dhe Bosnjës në NATO do të izolonte ndikimin e Serbisë dhe Rusisë në rajon

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa