LAJMI I FUNDIT:

Optimizëm nga Brukseli për fillimin e negociatave në qershor

Optimizëm nga Brukseli për fillimin e negociatave në qershor

Nga Brukseli kanë arritur paralajmërime të reja optimiste se Maqedonia e Veriut në qershor do të marrë vendim për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, dhe se në fund të vitit do të hapen edhe kapitujt e parë.

Eurokomisari për zgjerim Johanes Hahn, krahas pritjes se vendi do të marrë vendim për fillimin e negociatave me Unionin, në Forumin Ekonomik të Vjenës “Perspektivat e reja për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha se vendi është i vetmi në Ballkanin Perëndimor i cili nuk ka konteste me fqinjët dhe është politikisht më stabil në rajon.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është shembull pozitiv se si munden të zgjidhen problemet dhe inkurajim për tejkalimin edhe të kontesteve të tjera veçanërisht mes Beogradit dhe Prishtinës.


Bindje se Komisioni Evropian në Raportin do të rekomandojë hapjen e negociatave, shprehu edhe euroambasadori në vend Samuel Zhbogar.

“Unë jam i bindur se raporti do të rekomandojë hapjen e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, tha dje euroambasadori Samuel Zhbogar, duke u përgjigjur në pyetjen e MIA-s se a do të marrë vendi raport pozitiv për negociata.

Shtoi se në Raportin për gjendjet në vend, do të reflektohet progresi i madh i cili ishte arritur në shtet vitin e kaluar.

Edhe kryeministri Zaev, i cili mori pjesë në Forumin Ekonomik të Vjenës, është optimist se Komisioni Evropian do të sjellë vendim për fillimin e negociatave. Ai në Vjenë realizoi takim me eurokomisarin Han.

“Në takimin bilateral me komisarin Han, biseduam për pritjet për këtë verë, qershor-korrik, për vendimin përfundimtar të Bashkimit Evropian që duhet të nënkuptojë vendim përfundimtar për marrjen e datës për negociatat “, tha Zaev.

Kryeministri theksoi se është optimist, dhe se duhet të pritet që të përfundojnë eurozgjedhjet, që të mundet që edhe më qartë t’i dimë qëndrimet e Francës dhe të Holandës.

Kryeministri Zaev në takimin me Hahnin, nënvizoi se fillimi i negociatave për hyrje në BE është garancia e vetme se vendi edhe më tutje do të jetë stabil, se do të udhëheq politikë përfshirëse dhe se do të vazhdojnë proceset reformuese në Maqedoninë e Veriut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Kalo në kategori