LAJMI I FUNDIT:

Opozita të heqë dorë nga propaganda

Opozita të heqë dorë nga propaganda

Kryeministri Sali Berisha kërkoi të hënën nga Partia Socialiste që të heqë dorë nga propaganda primitive e shpifjeve, me të cilën, sipas tij, opozita synon të krijojë konfuzion te qytetarët shqiptarë lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryeministri Berisha tha se opozita nuk ia doli dot të bllokojë procesin e liberalizimit të vizave dhe tani po mundohet të krijojë konfuzion te qytetarët shqiptarë.

“Qytetarët shqiptarë e kanë pritur liberalizimin e vizave, si një akt çlirues, pasi përbënte rrëzimin e një muri në shumë raste të pakalueshëm. Por edhe në drekën kur merrej vendimi historik, njerëzit e Edi Ramës u deklaronin kolegëve të vetë se vendimi do të jetë negativ”, tha Berisha, njofton Start.

Sipas tij, e gjithë kjo fushatë trillimesh nga opozita, ndërmerrej pasi ky ishte një premtim solemn i qeverisë, ndaj dhe sipas tyre nuk duhej të realizohej. "Në asnjë rast tjetër, nuk ka patur ndonjë forcë politike që të jetë angazhuar kundër interesave jetike të qytetarëve”.


Duke i kërkuar opozitës që të heqë dorë nga kjo propagandë primitive, Berisha tha se liberalizimi i vizave është vendim personal për çdo shqiptar, pavarësisht nga bindjet partiake. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Gratë shqiptare evitojnë një tragjedi shumë më të madhe në Gjermani

Lajme
SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

SHBA-të çmojnë Osmanin për bashkëpunim, nga politologët vlerësohet si mesazh për Qeverinë

Lajme
Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Kurti: Telekomi i Kosovës u është rikthyer qytetarëve, rrjeti po modernizohet

Lajme
Kalo në kategori