LAJMI I FUNDIT:

Operatori serb MTS ka shtrirje në mbi 70 për qind të territorit të Kosovës

Operatori serb MTS ka shtrirje në mbi 70 për qind të territorit të Kosovës

Operatorët ilegalë të telefonisë mobile po vazhdojnë t’u shkaktojnë probleme të mëdha operatorëve të licencuar vendës, e për pasojë, përpos tyre, dëme kanë edhe qytetarët.

Nga operatorët e licencuar, PTK-ja, në këtë rast Vala, është ndër më të atakuarit. Operatori serb MTS, sipas të dhënave që ka PTK-ja, ka shtrirje në mbi 70 për qind të territorit dhe prin për nga operatorët ilegalë që shkaktojnë më së shumti interferenca.

E vetmja mënyrë për t’i ikur interferimit të valëve, sipas zyrtarëve të PTK-së, është heqja e kërkimit të valëve në mobil nga mënyra automatike në atë manuale, si mënyra më e lehtë për t’u ikur këtyre interferimeve.


Megjithëse Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka marrëveshje me vendet e tjera, pos Serbisë, për valët, ato nuk po e respektojnë atë.

Ekipet e KTV-së gjatë dy ditëve të fundit kanë vërtetuar prezencën e valëve nëpër regjione të ndryshme të vendit. Gjatë qëndrimit në Ferizaj janë gjetur edhe valët e operatorit serb MTS. Ndërkaq në regjionin e Dukagjinit janë gjetur valët e operatorëve të Shqipërisë.

Me gjithë kërkesën e bërë nga KTV-ja, ARKEP-i nuk u është përgjigjur fare pyetjeve në lidhje me veprimet që ka ndërmarrë për të parandaluar operimin e këtyre operatorëve. /KTV/Koha.net/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€

Back to School në Cinestar me 31 gusht dhe 1 shtator me çmime të biletave 2,50€

Cinestar
A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

A mjafton paga minimale për të përballuar çmimet e larta? Flasin qytetarët e njohës të ekonomisë

Ekonomi
Hapet resorti më i ri në Golem,

Hapet resorti më i ri në Golem, "FAFA Aqua Palace" - Tani e dini se ku t'i kaloni pushimet

Fafa Resort
Kalo në kategori