LAJMI I FUNDIT:

Operacion ndërkombëtar anti-drogë, arrestohen 31 shqiptarë në Itali (Video)

Operacion ndërkombëtar anti-drogë, arrestohen 31 shqiptarë në Itali (Video)

Një grup kriminal që transportonte drogë është zbuluar nga policia gjatë një operacioni ndërkombëtar të zhvilluar në 3 shtete, Itali, Spanjë dhe Shqipëri.

Sipas mediave italiane janë lëshuar 38 urdhër-arreste, 31 për shqiptarë, 5 për marokenë dhe 2 për tunizianë. Ata akuzohen për trafik droge.


Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Policia e Shtetit ka treguar detajet në lidhje me operacionin ndërkombëtar anti-drogë, në bashkëpunim me Italinë, Gjermaninë dhe Spanjën.

Zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardian Çipa, u shpreh se operacioni kishte nisur që në vitin 2014 dhe se trafikantët shqiptarë, kanë transportuar në Itali sasi të mëdha droge, kryesisht heroinë dhe kokainë.

Çipa tha se në Shqipëri janë arrestuar 12 persona, ndërkohë që kanë mbetur edhe katër të tjerë pa u kapur.

Droga ne Itali 2Gjatë operacionit u gjetën 130 kilogramë drogë, përfshirë heroinë dhe kokainë. Gjithashtu policia gjeti edhe 300 mijë euro.

Operacioni policor përfundoi pasi policia italiane identifikoi dhe personat që më pas kishin për detyrë të transportonin nga Itali në Shqipëri shumat e parave të përfituara nga trafiku i drogës. Transporti i parave kryhej me anë të kamionëve apo me autobusë të linjës Itali- Shqipëri.

Raportohet se operacioni ka nisur që në shkurt të viti 2014, pasi gjatë një kontrolli rutinë u gjetën dhe u sekuestruan 42 kg heroinë.

Pas kësaj nisën hetimet për një grup kriminal, ku u zbulua se grupi shtrihej në veri të Italisë dhe në Shqipëri. Sipas mediave italiane, ky grup transportonte sasi të mëdha të heroinës dhe kokainës nga “Toka e Shqiponjave” drejt Italisë.

Çipa: Operacioni ka nisur që në 2014-n, trafikonin kokainë dhe heroinë

Autoritetet shqiptare kanë zhvilluar një konferencë të përbashkët për shtyp në lidhje me operacionin anti-drogë të zhvilluar në shtetin fqinj, ku janë vënë në pranga 31 shqiptarë.

Policia shqiptare ka falënderuar autoritetet italiane për bashkëpunimin e dhënë në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë Ardan Çipa bëri me dije se operacioni ka nisur që në shkurt të vitit 2014.

“Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar prej muajit shkurt të viti 2014, Policia e Shtetit është angazhuar në një operacion të përbashkët për një grup kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike. Ky grup transportonte kokainë dhe heroinë dhe aktiviteti zhvillohej kryesisht në zonën veriore të Italisë.

Në Itali, janë goditur rrjetet e grupit të Monzës, Milanos në Veri të Italisë. Operacioni është shtrirë në Tiranë, Durrës, Fier dhe Elbasan. Operacioni është quajtur ‘Rischio’, substanca e ndaluar heroinë dhe kokainë. Janë arrestuar 12 vetë në Shqipëri, të tjerët në vende të tjera të Europës. Kanë ngelur pa u kapur 4 shtetas të tjerë, shqiptarë e marokenë”, tha Çipa.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori