LAJMI I FUNDIT:

OPEK shpreson që çmimi i naftës të stabilizohet mes 70 dhe 90 dollarë

OPEK shpreson që çmimi i naftës të stabilizohet mes 70 dhe 90 dollarë

Kryetari i radhës i OPEK-ut, ministri i energjisë dhe i mineraleve i Algjerisë Chakib Khelil u shpreh se qëllimi i kësaj organizate është për të stabilizuar çmimin e naftës ndërmjet 70 deri në 90 dollarë.

Khelili tha se nëse ky çmim nuk do të arrijë këtë standard në dy vitet e ardhshme, në tregun botëror të naftës do të kemi të njëjtën situatë sipas vitit 1998.

"Ulja e çmimit të naftës në tregun botëror, mungesa e investimeve në fushën e naftës që shkakton mungesën e prodhimit të saj, kërkesat e vendeve konsumatore të naftës nuk plotësohen nga tregu botëror i prodhimit të naftës".

Ai tha se vendet anëtare të kësaj organizate do të zhvillojnë një mbledhje në Kajro të Egjiptit më 29 të këtij muaji.


"Ato duhet të bien dakord për pakësimin e prodhimit. Qëllimi i kësaj mbledhjeje është koordinim dhe vendimet kryesore do të merren në konferencën e shkallës së ministrit të OPEK-ut".