LAJMI I FUNDIT:

OPEK paralajmëron rritje të mëtutjeshme të çmimit të naftës

OPEK paralajmëron rritje të mëtutjeshme të çmimit të naftës

Përfaqësues të kartelit të vendeve të prodhuesve të naftës OPEK, kanë theksuar se çmimet e karburanteve do të vazhdojnë të rriten.

“Çmimi i naftës do të vazhdojë të rritet “, tha presidenti i OPEK-ut dhe ministri algjerian i Energjetikës, Shakib Khelil, në një intervistë të dhënë për të përditshmen algjeriane "Algeri News".

Khelil ka theksuar se ”si prodhues mendojmë që oferta aktuale e naftës në treg është e mjaftueshme. “ Ai justifikoi 60% të rritjes së çmimit të naftës me rënien e vlerës të monedhës amerikane dollari dhe me problemet gjeopolitike dhe 40% me futjen e bioetanolit në treg.