LAJMI I FUNDIT:

OPEK, në dhjetor masa për stabilizimin e tregut

OPEK, në dhjetor masa për stabilizimin e tregut

Presidenti i OPEK-ut, ministri algjerian i Energjisë, Chakib Khelil, deklaroi dje se organizata duhet të merrte "një vendim të rëndesishëm" gjatë një mbledhjeje të parashikuar me 17 dhjetor në Oran, në Algjeri, për të ndaluar rënien e kursit.

“OPEK-u duhet të marrë një vendim të rëndesishëm për të stabilizuar tregun. Nuk mund të stabilizojmë tregun me një vendim si ai që është marre së fundi", deklaroi Khelil në Tuniz.

Ndërkohe drejtori i përgjithshëm i kompanisë franceze të naftës, “Total”, Christophe de Margerie e ka konsideruar të drejt reagimin e OPEK-ut për çmimin e naftës.

"OPEK-u nuk mund të mos reagojë, aq më tepër që me çmimin me pak se 50 dollarë për fuçi, një numër i madh vendesh prodhuese nuk do të kenë më të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet", ka thënë ai.