LAJMI I FUNDIT:

OKB: Të merren veprime ndaj rënies ekonomike

OKB: Të merren veprime ndaj rënies ekonomike

Specialistët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në një raport të publikuar në Dohë të Katarit, u kërkuan vendeve të ndryshme që të ndërmarrin veprime të gjera koordinimi përballë ngadalësimit të shpejtësisë së rritjes ekonomike botërore.

Në këtë raport gjithashtu sugjerohet se duhet të forcohet më tej kontrolli ndaj tregut dhe institucioneve financiare, të reformohet sistemi i rezervave ndërkombëtare dhe të forcohet kontrolli ndaj ekonomisë botërore në mënyrë më të gjerë dhe më efektive. /Telegrafi/