LAJMI I FUNDIT:

OKB, përparimi drejt luftimit të varfërisë po kërcenohet

OKB, përparimi drejt luftimit të varfërisë po kërcenohet

Rritja e çmimeve, veçanërisht të ushqimit dhe derivateve si dhe ngadalësimi i zhvillimit ekonomik në nivel botëror, po cënon përparimin që ka bërë Bota në zvogëlimin e varfërisë së skajshme, thuhet në një raport të OKB-së.

Sipas raportit për Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit 2008, të OKB-së, që nga 2002, çmimet në rritje të mineraleve dhe produkteve të pa përpunuara bujqësore kanë kontribuar drejt një zhvillimi të konsiderueshëm ekonomik në të gjitha rajonet në zhvillim.

"Megjithatë, shumë vende në zhvillim tani janë duke u përballur me fatura të larta të importit për ushqim dhe derivate duke e rrezikuar zhvillimin e tyre".

Në raport thuhet se megjithëse numri i të varfërve në botën në zhvillim është më i madh së sa ishte menduar, me 1.4. miliard njerëz, ndërmjet vitit 1990 dhe 2005, numri i njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme ka shënuar rënie nga 1.8 në 1.4 miliard, që tregon që shkalla e varfërisë e vitit 1990 ka shanse të përgjysmohet deri më 2015.


"Përmbushja e objektivave është e mundshme, por kërkon përkushtim më të madh financiar, përfshirë dhe rritjen e ndarjes së ndihmës nga vendet e zhvilluara, e premtuar vite më parë".

Ndërkohë sa i përket Kosovës, OKB-ja në raportin e vet thekson se rreth 44% të popullatës në vend jetojnë në varfëri, ndërsa 14% në varfëri të skajshme. /Telegrafi/