LAJMI I FUNDIT:

Ofertë për blerjen e Alitalias

Ofertë për blerjen e Alitalias

Një grup investitorësh italianë i bëri shoqërisë ajrore Alitalia një ofertë për blerjen e saj, e cila parashikon jo vetëm shkurtimin e vendeve të punës dhe të linjave të fluturimit, por edhe investime në shumën rreth një miliardë euro.

Grupi ‘CAI’ tha se kusht për këtë ofertë është që komisioni i BE-së të mos konstatojë shkelje të rregullave për konkurrencën.

Alitalia e cila i takon me 49,9 % shtetit italian shënon çdo ditë humbje në miliona. /dw/