LAJMI I FUNDIT:

Ofertat për “Austrian Airlines”, deri më 24 gusht

Ofertat për “Austrian Airlines”, deri më 24 gusht

Kompania austriake ka ftuar të gjithë kandidatët potencialë për të ofertuar në një participim të kapitalit të kompanisë ajrore kombëtare Austrian Airlines, të cilat duhet të dorëzohen deri në 24 gusht.

Propozimi është të shitet 43% e kapitalit të Austrian Airlines, që vlen përreth 157 milionë euro, por në ofertë saktësohet se lloji i shitjes do të jetë i adaptuar në një funksion të një objektivi të ruajtjes së një pakti për aksionarët austriakë duke mbajtur së bashku 25%.

Blerësi duhet mbi të gjitha të ruajë emrin e Austrian Airlines ndërkohë që selia sociale dhe Aeroporti i Vjenës duhet të jenë qendra kryesore e korrespondencës.
Jashtë participimit, një grup i përbërë nga dy banka austriake dhe një kompani sigurimesh do të mbajnë 7% të aksioneve, ndërkohë që Austrian Airlines posedon 3% të aksioneve të saj.

Këshilli admiminstrativ i kompanisë ka studiuar shumë blerës eventualë dhe një burim i afërt i këtij këshilli ka deklaruar se një pjesë e madhe e anëtarëve të këshillit, kishin një preferencë për kompaninë ajrore gjermane Lufthansa .
Këshilli merr në konsideratë në mënyrë të barabartë edhe Air France- Klm, kompaninë ruse Aeroflot dhe atë turke “Turkish Airlines” si kandidatë të mundshëm.


Një zëdhënës i Lufthansës kishte konfirmuar të martën se transportuesi gjerman do të diskutonte dosjen për blerjen e kompanisë austriake nëse do të ftohej.