Komuniteti i biznesit dhe ekspert të ekonomisë kritikojnë Qeverinë për uljen e borxhit publik në 17.3 për qind të Bruto Produktit Vendor (BPV).
Kosova po del të jetë borxhliu më i vogël në Evropë dhe rajon, por ky trend po e bën të mburret ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati. Sipas tij, kthimi për huan në periudhën para pandemisë është për shkak të menaxhimit të mirë të parasë publike, shkruan KosovaPress.
Banka Qendrore e Kosovës vlerëson se nivel i borxhit publik është larg nga pragu i paraparë me ligj prej 40 për qind e BPV-së si dhe larg nga mesatarja e vendeve të rajonit që është rreth 60 për qind e BPV-së.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulëzim Rafuna ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk duhet të mburret me nivelin e ulët të borxhit.
Ai ka kërkuar nga ekzekutivi që të rritet niveli i huas për projekte konkrete që ndikojnë në zhvillimin ekonomik të vendit dhe në ngritjen e mirëqenies sociale.
“Ne ende nuk e pamë një brend të njohur evropian se jo botëror që ka ardhur me investu në Kosovë. Për këtë arsye ne nuk duhet të lavdërohemi që kemi borxhin më të ulët, por duhet të kërkojmë që të rritet borxhi, por ai të mos rritet për shpenzime rrjedhëse, paga, subvencione dhe shtesa.
Borxhi të rritet për projekte konkrete që ndikojnë zhvillimin ekonomik të vendit dhe në ngritjen e mirëqenies sociale të Republikës së Kosovës”, thotë Rafuna.
Sipas kryetarit Rafuna, Kosova mund të hyjë borxh deri në 60 për qind të GDP-së.
“Ligji për Borxhin Publik e lejon deri në 40 për qind të Bruto Produktit Vendor. Kurse, Kosova bazën që e ka pa asnjë problem mundet me shkua deri 50-60 për qind me ngrite borxhin publik. Asnjë shtet në histori, jo i Ballkanit, Evropë dhe Botë nuk është zhvillua pa borxh.
Japonia, dhe Gjermania e ka borxhin mbi 100 për qind dhe shumë vende të tjera. Kështu që nuk është lëvdatë që ne nuk kemi borxh. Lëvdatë është që ne do të kemi ide, projekte dhe që të investojmë në zhvillimin ekonomik të vendit. Duhet me urgjencë me lëshuar para në qarkullim për të investuar në investime kapitale që me fut në qarkullim të ekonomisë sonë”, thotë ai.
Drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës (DhTIK), Zana Beqiri vlerëson se rënia e borxhit publik nën 20 për qind është e dëmshme për vendin.
Sipas saj, kjo tregon mungesë të investimeve në vend.
“Qeveria është krenuar me mungesën e borxhit publik, gjë që mund të jetë pozitive në shumë raste, megjithatë në rastin tonë kur krahason me nivelin e investimeve shihet se nuk është një fenomen pozitiv, sepse kjo tregon mungesën e investimeve dhe qarkullimit. Pra, mungesa e qarkullimit do të thotë mungesë të punës, të rritjes ekonomike, duke u munduar t’i kursejë parat e mos të investojë”, thotë Beqiri.
Beqiri shton se kjo shihet si dukuri negative edhe nga investitorët e huaj, pasi siç thotë ajo, bie interesimi për të investuar.
“Kur një investitor i huaj vjen e sheh që Qeveria është në trendin e investimeve, atëherë më siguri do e sheh se ka një partner në Kosovë që mund të punojë më të, por kur partneret ndërkombëtar vinë e shohin që Kosova është më shumë e interesuar të kursejë me projektet ekzistuese dhe mos të investojë, atëherë me kë të punojë”, shton Beqiri.
Se ky borxh publik është tejet i ultë e thotë edhe profesori i ekonomisë, Muhamet Sadiku.
Sipas tij, Kosova duhet të shohë edhe praktikat e borxheve të vendeve të rajonit dhe më gjerë.
“Pjesëmarrja e borxhit të Kosovës në bruto produktin e vendit është rreth 17 për qind dhe në raportet rajonale ky nivel i hyrjes në borxh dhe pjesëmarrjes në bruto produktin e vendit është tejet i ultë… Përvoja e ka treguar se shumë vende në zhvillimin e vetë janë duke mbështetur me borxhe, por që të ndodhë kjo edhe në rastin e Kosovës, duhet të jemi të kujdesshëm sepse në radhë të parë ka rendësi qeverisja me borxhet e jashtme”, thotë Sadiku.
Ai thotë se qeveria përmes borxheve duhet të rrisë investimet e të sigurojë punësim dhe jo të mburret.
“Duam që përmes borxheve të sigurohet rritja ekonomike e Kosovës, të sigurohet punësim më i madh, rritje më e madhe e eksportit dhe përmes projekteve të rëndësishme të infrastrukturës të sigurohet një mjedis biznesor më miqësor dhe tërheqës për investitor të jashtë. Në kuadër të kësaj, borxhi i Kosovës edhe pse për momentin është 17.3 për qind në bruto produktin e vendit, në terma absolute borxhi i Kosovës për banor është 1 mijë e 300 euro”, thotë mes tjerash Sadiku.
Ditë më parë, ministri i Financave, Hekuran Murati, pretendoi se Kosova është bërë shteti me nivelin më të ulët të borxhit shtetëror në Evropë.
“Falë disiplinës fiskale e mirëmenaxhimit të parasë publike, kemi arritur që të ndryshojmë trendin e borxhit shtetëror duke e kthyer sërish në nivele të para-pandemisë. Një konsolidim i tillë është vlerësuar lart edhe nga institucionet ndërkombëtare”, pati shkruar Murati.
Në anën tjetër niveli i borxheve në disa shtete të Bashkimit Evropian ka arrit gati 200 për qind.
Greqia renditet e para me një borxh publik rreth 170 për qind të BPV-së për vitin 2022, Italia rreth 150 për qind dhe Gjermania me rreth 70 për qind. Ndërkaq, borxh të madh ka edhe Shqipëria rreth 70 për qind të BPV-së. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Çmimi i arit vazhdon të thyejë rekorde

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Kosovarët përgatiten për shtrenjtim të mundshëm të rrymës, gjatë 2023-ës ishte rritur për 15 për qind

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës