LAJMI I FUNDIT:

OCDE: Ekonomia në Eurozonë do të përmirësohet në 2010

OCDE: Ekonomia në Eurozonë do të përmirësohet në 2010

Sipas të dhënave të Organizatë për Bashkëpunimin Ekonomik dhe Zhvillimin (OECD) ekonomia në zonën e euros do ta marrë veten më së shpejti në mesin e vitit 2010

Në prezantimin e raportit vjetor OECD bëri një prognozë të errët.

Rreziqet janë shumë të mëdha, tha sekretari i përgjithshëm i organizatës, Angel Gurria, në Paris.

Që në nëntor organizata pati parashikuar për 2009 një rrudhje të ekonomisë së eurozonës me 0,6%.


Sot shifrat do të ishin shumë më të dobëta, tha Gurria.

Megjithatë ai nuk paraqiti një prognozë konkrete.

"E vetmja rreze drite, sipas ekonomistëve, është rënia e inflacionit nga katër në 1,6%". /dw/