LAJMI I FUNDIT:

OBSH: Mungesa e sigurimit shëndetësor rrënon ekonomikisht njerëzit në botë

OBSH: Mungesa e sigurimit shëndetësor rrënon ekonomikisht njerëzit në botë

Rreth një miliard njerëz në botë nuk kanë mundësi për trajtim mjekësor, ndërkohë që rreth 100 milionë njerëz të tjerë varfërohen për shkak të mungesës së sigurimit shëndetësor. Kjo del nga raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), që u prezantua në Berlin.

Edhe financimi në mënyrë private i trajtimeve mjekësore shpesh i rrënon njerëzit, jo vetëm në vendet në zhvillim, por edhe në ato të industrializuara. Karakteristike është një gjendje e tillë për SHBA-në, Greqinë, Portugalinë, Poloninë, dhe Hungarinë.

Drejtoresha e Përgjithshme e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Margaret Chan, kërkoi një financim më të mirë dhe eficient të sistemit shëndetësor.

Ndërsa ministri gjerman i Zhvillimit, Dirk Nebel, theksoi se një nga shtyllat e politikës gjermane të zhvillimit mbetet ndihma në ngritjen e sistemit shëndetësor në vendet e varfra.


Raporti i OBSH u prezantua në Berlin në kuadër të një konference ndërkombëtare ministrore për financimin e sistemeve shëndetësore. /dw/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori