LAJMI I FUNDIT:

OBRM:PDUKM: Dimitrov të tërheq bursën e bijës së tij

OBRM:PDUKM: Dimitrov të tërheq bursën e bijës së tij

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thotë se “ka ardhur jetë për funksionarët e LSDM-së”.

“E bija e ministrit të LSDM-së, Nikolla Dimitrov ka fituar bursë në vlerë prej 40.000 eurove që të studiojë jashtë Maqedonisë. As më pak as më shumë, 40.000 euro, për të studiuar në një Universitetin e Utrehtit”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja duke shtuar se përderisa e bija e Ministrit Dimitrov ka fituar bursë prej 40.000 eurove studentët e Republikës së Maqedonisë nuk kanë ku të flenë dhe janë të detyruar të flenë në oborret e konvikteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së jetë në Maqedoni ka vetëm për familjet e funksionarëve të LSDM-së dhe Qeverisë, siç është rasti i bijës së Ministrit Dimitrov për bursën e fituar prej 40.000 eurove në Holandë.


Dimitrov: Shqetësohem që familja ime bëhet pjesë e qëllimeve politike ditore
Lexo po ashtu Dimitrov: Shqetësohem që familja ime bëhet pjesë e qëllimeve politike ditore

“Djali i Lençe Nikollovskës, këshilltares së Zoran Zaevit punësohet në Fondin për Inovacionet, bija e Svetanka Llaskovës, këshilltares së Zoran Zaevit fitojnë grand prej 300.000 eurove nga Fondi për Inovacione, fëmijët e Talat Xhaferit dhe Gërçevit punësohen në ELEM, firmat e Llkokvenecit dhe të tjerëve nga LSDM-së fitojnë grande prej qindra mijëra eurove nga Fondi për Inovacione, Koço Angjshev siçe dini, fiton tenderë dhe grande secilën ditë, kinse ai i vetëm punon në këtë shtet”, thonë nga OBRM-PDUKM-ja.

Ata shtojnë se kjo tregon për të 101 herë, se qytetari i thjeshtë, ai i cili nuk është djali, vajza apo nipi i ndonjë nga Ministrat dhe Qeverisë së LSDM-së, sipas OBRM-PDUKM-së nuk është e vlefshëm, nuk është i dinjitetshëm dhe nuk është cilësor të shfrytëzojë diçka që ofron shteti.

“Kjo është dëshmi se vetëm fëmijët e LSDM-së janë të dinjitetshëm të marrin bursa, punësime dhe grande”, thonë nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Numërohen mbi 77% të votave të ardhura me postë, KQZ publikon rezultatet

Politikë
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Konsullata e Kosovës në Shtutgart reagon pas sulmit në Mannheim, publikon numrin emergjent për shtetasit e Kosovës

Lajme

"Nxitje dhe përçarje ndaj prokurorit e gjyqtarit, flet në gjykatë Arlind Manxhuka i Vetëvendosjes

Drejtësi
Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Ambasadori britanik: Kosova duhet të përmbushë zotimet për heqjen e masave të BE-së

Lajme
Kalo në kategori