LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zoran Zaevi nuk e mban fjalën për pagat e mjekëve

OBRM-PDUKM: Zoran Zaevi nuk e mban fjalën për pagat e mjekëve

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka kritukuar qeverinë për mospërmbushje të premtimeve parazgjedhore sa i përket reformave në sistemin shëndetësor.

Nga partia e Mickovskit akuzuan se të gjitha planet për reformimin e shëndetësisë mbeten vetëm premtime në letër. Ata kujtuan edhe premtimin e kryeministrit Zaev për rritjen e pagave për mjekët, premtim ky sipas tyre i parealizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërsa nga partia në pushtet LSDM, kanë reaguar nga akuzat e opozitës duke thënë se Qeveria e udhëhequr nga Zaev ka avancuar sistemin shëndetësor i cili për 11 vite ishte lënë anash nga pushteti i kaluar, duke shtuar se vazhdojnë me masat për rritjen e pagave për mjekët./Telegrafi/