LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Zaev po sillet si monark afrikan, që dëshiron të qeverisë me shtet të sapo formuar

OBRM-PDUKM: Zaev po sillet si monark afrikan, që dëshiron të qeverisë me shtet të sapo formuar

Nëpërmjet një kumtese nga partia maqedonase opozitare OBRM-PDUKM thuhet se “Shoqëria e Maqedonisë është në peng nga i amnistuari Zoran Zaev”.

“Maqedonia për momentin i përjeton ditët më të errëta në historinë e saj që nga pavarësia deri sot, kohë kur qeverisja e LSDM-së përpiqet të vendos mendim të njëjtë dhe ta në kthejë në sistemin një partiak nga e kaluara. Demokracia në shtet për dy vite është shkëputur, dhe të gjithë ata ata që nuk pajtohen me politikat katastrofale të Qeverisë janë viktima të përndjekjes politike, thirrjeve në bisedime informative, po ballafaqohen me shtypje nga largim nga puna dhe raste të montuara politike kundër tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së, Zaevi po sillet si një monark afrikan që dëshiron të qeverisë me shtet të sapo formuar në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe se ai ikë nga debati me kryetarin e OBRM-PDUKM-së duke e ditur se argumentet nuk janë në anën e tij.


“Dy vite qeverisja e LSDM-së, dy vite padrejtësi dhe nënçmim kombëtar për qytetarët e Maqedonisë. Populli po ballafaqohet me degradimin ekonomik dhe varfëri”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se Qeveria nuk sjell investime të reja, vende të lira të punës.

Ata thonë se po i vjen fundit të zezave që Qeveria e LSDM-së i solli dhe se shumica e qytetarëve, sipas OBRM-PDUKM-së, do të luftojnë me këtë qeverisje kriminale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kalo në kategori