OBRM-PDUKM do ta shqyrtojë daljen e BDI-së nga qeveria teknike! (Video)

OBRM-PDUKM thotë se do të duhet të shqyrtohet paralajmërimi i BDI-së për braktisjen e Qeverisë aktuale teknike. Nga kjo parti kjo ka qenë përgjigja rreth kësaj çështje, që javën e kaluar u diskutua në Reçicë të Vogël, njofton TV 21.
“Ajo është pyetje të cilën duhet ta shqyrtojmë edhe te ne në parti dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha deputeti i OBRM-PDUKM-së Nikolla Micevski.
Se a del ose jo BDI nga Qeveria aktuale është çështje e saj partiake, thonë nga LSDM.
“Nuk do të ishte korrekte të komentojmë vendime të partive tjera politike, por unë mund të them se me formimin e Komisionit zgjedhor dhe kryetarin e Kuvendit të ri do t’i përshpejtojë proceset demokratike në këtë shtet të cilat kanë filluar dhe që nuk mund askush t’i ndalojë’’, tha Bllagojçe Trpevski nga LSDM.
Për deputetin e Aleancës për Shqiptarët, Vesel Memedi, duhet të analizohet mirë puna e tërheqjes së ministrave të BDI-së për shkak se mund të ketë pasoja edhe më të rënda për institucionet e shtetit.
“Duhet të analizohet mirë se çfarë nënkupton tërheqja e ministrave nga ana e BDI-së, nëse ekspertët vlerësojnë se mund të përshpejtohet situata në Kuvendin e RM-së, atëherë me siguri edhe është menduar mirë dhe duhet të veprohet mirëpo duhet të kemi kujdes që mos të përshkallëzohet situata edhe më tutje”, tha Memedi.
Nga Lëvizja Besa thonë se dorëheqja e ministrave të BDI-së në këtë fazë është hap anti-shtetëror, që do të krijonte një vakum të madh institucional.
“Nëse ministrat e BDI-së japin dorëheqje, me këtë nuk zhbllokohet Kuvendi e as nuk zgjidhet kriza, por kjo edhe mëtej do e thellonte krizën. Kjo është një hap infantil kur ne të gjithë e dimë që parlamenti nuk është plotësisht i konstituar dhe nuk ka kush t’i verifikoj dorëheqjet. Në këtë linjë edhe ky veprim i BDI-së shkon vetëm në favor të VMRO-së dhe të bllokimit të mëtejshëm të institucioneve”, thuhet nga kjo parti.
Kryesia e BDI-së të premten diskutoi për mundësinë e largimit të ministrave të saj nga Qeveria teknike, por para vendimit do kenë këshillime.
“Kemi analizuar tërheqjen e pjesëtarëve të ekzekutivit të Bashkimit Demokratik për Integrim të shohim se sa mund të kontribuojë në zhbllokimin e situatës sepse ka zëra që kjo mund të jetë një kontribut”, tha krytari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Nga kjo parti sot kanë bërë të ditur se vazhdojnë këshillimet dhe se për atë se çfarë do të vendoset do të shihet në mbledhjen e radhës të saj të caktuar këtë javë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Tara flet për dokumentin që po e kërkon: Kinse di për shumë krime që i ka bërë UÇK-ja e për vrasje të civilëve

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Vdes Enver Duriqi, të cilit iu vra familja në masakrën e Podujevës

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania