LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM sonte do të vendosë për propozimin për referendum për ndryshimet kushtetuese

OBRM-PDUKM sonte do të vendosë për propozimin për referendum për ndryshimet kushtetuese

OBRM-PDUKM sonte prej orës 18 do të ketë mbledhje të Komitetit Ekzekutiv për marrjen e vendimit për propozimin për deklarimin në referendum në lidhje me Kornizën negociuese dhe ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria që të fillojnë bisedimet e vendit tonë me BE-në.

“Mendimet në OBRM-PDUKM, për të cilat do të diskutohet sonte në Komitetin Ekzekutiv, janë që të kërkohet referendum për t’i dhënë fund vlefshmërisë së kësaj marrëveshjeje, e cila do të vendosë themelet për bullgarizimin dhe shpërfytyrimin e Maqedonisë. Një referendum i tillë do të arrihej përmes grumbullimit të nënshkrimeve të qytetarëve, dhe kryesia e OBRM-PDUKM-së do të ishte e para që do ta nënshkruante iniciativën. Pas mbledhjes së minimumit të kualifikuar prej 100 nënshkrimeve, do të fillojë me mbledhjen e 150 mijë nënshkrimeve nga qytetarët”, tha Maria Miteva, zëdhënëse e OBRM-PDUKM-së, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në konferencë për media.

Shtoi se pengesë për OBRM-PDUKM-së është neni 5 i Kornizës negociuese, i cili bazohet në protokollin i cili, siç tha, i përmban të gjitha pjesët kontestuese të Marrëveshjes për Miqësi, Fqinjësi të Mirë dhe Bashkëpunim nga viti 2017.


“Prej këtu, burimi dhe rrënja e problemeve gjendet pikërisht në këtë marrëveshje e cila përfaqëson fondament të pozicioneve bullgare prej të cilit më vonë del edhe korniza negociuese dhe neni 5. Duhet të potencojmë se OBRM-PDUKM nuk i konteston dhe i mbështet aspiratat për integrimin e Maqedonisë në BE, por ajo që është e papranueshme për kërkesat bullgare, ajo është ndryshimi i historisë, identitetit, gjuhës dhe kulturës”, tha Miteva.

Në trend Lajme

Më shumë
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Lajme
Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Lajme
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Kalo në kategori