LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Shteti mbeti jashtë BE-së për shkak të paaftësisë së Qeverisë

OBRM-PDUKM: Shteti mbeti jashtë BE-së për shkak të paaftësisë së Qeverisë

Zoran Zaevi është barrë që po e fundos Republikën e Maqedonisë. Shteti mbeti jashtë nga strukturat e BE-së përshkak të paaftësisë së Qeverisë, konsideron opozita.

“LSDM-ja në kampanjën zgjedhore premtonte datë për fillim të bisedimeve deri në fund të vitit 2017 dhe gënjeu. Zoran Zaevi personalisht premtonte se duhet të shpejtohet me ratifikimin e marrëveshjes kapitulluese për ndryshimin e emrit në Kuvend, që në Samitin e BE-së më 26 qershor, Maqedonia të marr dritë të gjelbër për fillim të bisedimeve me BE-në pa kushte. Zaevi gënjeu përsëri.”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së.

Opozita konsideron se Maqedonia mbetet në vend, korrupsioni është nivel të madh, institucionet dhe gjyqësia janë të partizuara, kurse kriminaliteti i Qeverisë vazdon, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Zoran Zaevi në vend të reformave dhe projekteve në interes të qytetarëve, i kushtoi vëmendje shitjeve të interesave shtetërore. Përderisa Maqedonia bie në plan ekonomik për shkak të paaftësisë së Qeverisë, Zoran Zaevi bën marrëveshje ku Maqedonia poshtërohet”, thuhet nga OBRM-PDUKM-ja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë

Lajme
Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Merr fund historia e biznesit me shezlongët? Ndreu jep lajmin e mirë

Lajme
Kryeprokurori Shala: Është e papranueshme të pihet alkooli gjatë orarit të punës

Kryeprokurori Shala: Është e papranueshme të pihet alkooli gjatë orarit të punës

Drejtësi
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit

Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit

Lajme
Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Drejtësi
Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Drejtësi
Kalo në kategori