LAJMI I FUNDIT:

”OBRM-PDUKM planifikon që ta bllokojë Kuvendin për 20 ditë”

”OBRM-PDUKM planifikon që ta bllokojë Kuvendin për 20 ditë”

Një burim brenda OBRM-PDUKM-së për portalin Plusinfo në mes tjerash ka thënë se plan i deputetëve të partisë së tij kanë vendosur që ta bllokojnë Kuvendin dhe foltoren për shumë gjatë, edhe 20 ditë nëse duhet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Kjo praktikë do të pritet edhe tek diskutimi për pikën e katër të rendit të ditë, që është zgjedhja e kryetarit.”

Deputetët e partive politike janë duke shfrytëzuar zbrazëtirën ku mund të diskutojnë dhe të replikojnë për deputetët e partisë (grupit parlamentar) të njejtë.


Vetëm deputetët e Lëvizjes Besa nuk mund të replikojnë në mes vete pasi ata veçse e kanë regjistruar grupin parlamentar. /Telegrafi/