LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM përshëndet nënshkrimin e protokollit, thonë se Qeveria ka shitur identitetin

OBRM-PDUKM përshëndet nënshkrimin e protokollit, thonë se Qeveria ka shitur identitetin

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit qasës për në NATO. Ata thonë se kjo është ditë e rëndësishme për shtetin dhe se po përfundon një padrejtësi ndaj shtetit për më shumë se dhjetë vite.

Zëdhënësi i kësaj partie Dimçe Arsovski, sot në konferencë për shtyp tha se, hyrja e Maqedonisë në NATO është pritur gjatë dhe është e merituar që nga vitit 2008, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Maqedonia që nga Samiti i Bukureshtit ka plotësuar kushtet dhe gjitha reformat për anëtarësim të plotë, por për fat të keq atëherë u pengua vetëm nga Greqia, për shkak të problemit të tyre me emrin tonë kushtetues dhe identitetin, të cilat tani u ndërruan në dëm të qytetarëve dhe shtetit, në mënyrë joparimore”, tha Arsovski.


Nënshkruhet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO (Video)
Lexo po ashtu Nënshkruhet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO (Video)

Ai tha se anëtarësimi në NATO është përcaktim strategjik i OBRM-PDUKM-së dhe se procesi për përmbushjen e kushteve është meritë e madhe e Qeverisë së OBRM-PDUKM-së në të kaluarën.

“Zoran Zaev dhe qeveria bënë tregti me identitetin, gjuhën dhe traditën, gjëra që na janë lënë nga gjeneratat e mëparshme dhe të cilat janë themel i karakterit shtetëror dhe kombëtar të Maqedonisë”, deklaroi Arsovski.

Ai përsëriti edhe një herë qëndrimin e partisë së tij, duke ftuar shumicën parlamentare të pranojnë propozimin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat do të organizoheshin së bashku me ato presidenciale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Mushkolaj: Kurti e pret arrestimin me kompletu sagën e tij - por nuk do ta fitojë betejën me shtetin

Lajme
Kalo në kategori