LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO (Video)

Nënshkruhet protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO (Video)

Sot në selinë e NATO-s në Bruksel është nënshkruar protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në Aleancën Veri-Atlantike.

Protokolli u nënshkrua nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, njofton Telegrafi Maqedoni.


Stoltenberg në fjalimin e tij tha se është kënaqësi që takohet sërish me ministrin Nikolla Dimitrov, duke shtuar se ky është një akt historik.

“Me kurajën e kryeministrave Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev u nënshkrua Marrëveshja e Prespës, e cila na ka sjellur sot këtu. Ka pasur vështirësi dhe pengesa, por përkushtimi ndaj demokracisë bëri që të ketë stabilitet dhe prosperitet më të madh. Kemi pritur të bashkëngjiteni në familjen tonë me padurim. Nënshkrimi i protokollit nënkupton fillimin e ratifikimit të procesit për anëtarësim”.

“Pas nënshkrimit të protokollit presim që të vazhdoni me reformat dhe punën tuaj. Prej sot, përfaqësuesit tuaj do të marrin pjesë në takimet e NATO-s. Të bëheni anëtarja e 30 e NATO-s do t’ju mundësojë të keni stabilitet dhe siguri”, tha mes tjerash Stoltenberg.

Ndërsa ministri Nikolla Dimitrov, tha se ndjehet i emocionuar që gjendet në mesin e ambasadorëve dhe përfaqësuesve të NATO-s. Ai tha për Maqedoninë anëtarësimi në NATO është përmbushje e premtimit të gjeneratave të mëhershme.

“Me anëtarësimin në familjen euroatlantike, ne përmbushim premtimin e prindërve tonë se qëllimi jonë kryesor është anëtarësimi në NATO. Marrëveshja erdhi nga përkushtimi i kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras. Gjithashtu dua të përmend lidershipin e kryeministrit bullgar Boyko Borisov, i cili na inkurajoi në nënshkrimin e marrëveshjes me Greqinë”.

“Për ne NATO është familje që ka siguri, stabilitet dhe prosperitet. Ky udhëtim na ka bërë neve më të pjekur dhe kemi dëshmuar se mund të marrim përgjegjësitë tona si dhe të zgjidhim problemet. Udhëtimi nuk ka përfunduar dhe ne nuk do të ecim vetë, do të kemi 29 aleatë tjerë”, tha Dimitrov.

Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë u nënshkrua nga përfaqësuesit e gjithë 29 vendeve anëtare të NATO-s./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori