LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Pendarovski është vetëm kopje e zbehtë e Zaevit, zbatues i politikave anti-shtetërore

OBRM-PDUKM: Pendarovski është vetëm kopje e zbehtë e Zaevit, zbatues i politikave anti-shtetërore

Nëpërmjet një njoftimi nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “Stevo Pendarovski është Zoran Zaevi i ri, njeri që manipulon, gënjen dhe ofendon. Republikës së Maqedonisë nuk i duhet Zaev i ri si kryetar. Republikës së Maqedonisë i duhet njeri i ndershëm me integritet”.

Sipas OBRM-PDUKM-së qytetarët s’duan të kenë kandidat për kryetar shteti që i quan kafshë ndërsa LSDM e nënçmon popullin nëse mendon se qytetarët do të votojnë për kandidat presidencial i cili i krahason me dele, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Populli dëshiron kryetar i cili i përfaqëson interesat e tij dhe punon sipas Kushtetutës dhe ligjit. Stevo Pendarovski është vetëm kopje e zbehtë, zbatues i politikave anti-shtetërore”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se me Pendarovskin si kryetar do të vazhdonte shkelja e Kushtetutës.


Ata thonë se Pendarovski është njeri që ndan kundrejt Gordana Siljanovska Davkova e cila ofron bashkim dhe prosperitet.

“Republikës së Maqedonisë nuk i nevojitet një Zaev i ri. Qytetarët do ta mposhtin Stevo Pendarovskin dhe do ta mbështesin Gordana Siljanovska Davkova.”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/