LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Katica Janeva dhe PSP e keqpërdorën besimin dhe autorizimin duke hyrë në krim

OBRM-PDUKM: Katica Janeva dhe PSP e keqpërdorën besimin dhe autorizimin duke hyrë në krim

Nëpërmjet një njoftimi të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se puna e Katica Janevës dhe PSP-së është punë serioze për shkak se kanë marrë 4 milionë euro nga qytetarët për punën e tyre.

“Katica Janeva dhe PSP merrnin paga të larta, e keqpërdorën besimin dhe autorizimin duke hyrë në krim të pastër së bashku me kokën e oktapodit Zoran Zaev”, thuhet në njoftimin e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre PSP ka pasur për qëllim të krijojë raste politike që më pastaj të bëjnë trysni dhe haraç në favor të Zoran Zaevit.


“Opinioni u bind se Katica Jaeva ka marrë pjesë në gjithë konstruksionin dhe së bashku me Boki Trediçi ju kanë dhënë garanci të të akuzuarve”, thuhet në njoftimin e partisë opozitare maqedonase.

Tani është e qartë, shtojnë nga OBRM-PDUKM, pse në PSP i fshinin kompjuterët dhe fshehin telefona.

“Është i qartë edhe roli i prokurorisë Ruskovska që bën gjithçka që të mbrojë Zaevin dhe Janevën dhe pikërisht në mes të hetimit iku në pushim që ata të kenë mundësi të shpërbëjnë dëshmi por edhe të ndikojnë ndaj dëshmitarëve për t’u vërtetuar faji i tyre”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në fund nga kjo parti thonë se është e qartë se në këtë skandal është e përfshirë Janeva, Zaevi dhe shumë funksionarë të LSDM-së dhe se ky skandal është vetëm një dëshmi shtesë se Zaev dhe LSDM e shkatërruan shtetin e së drejtës dhe prishën imazhin e Maqedonisë duke prishur kështu edhe eurointegrime e vendit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për

Bekim Qoku për kolonat në kufi me Kosovën: Vonesat për "One stop shop" janë në anën e Maqedonisë së Veriut

Lajme
Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Këshilli Kombëtar Shqiptar: Serbia po intensifikon sulmin ndaj shqiptarëve të Luginës, diskriminim i hapur dhe ndëshkim politik

Lugina
ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

ATK konfirmon çmimet e tregut për barna, OFK kërkon nga MSh të marrin veprime për të parandaluar dëmtimin e barnatoreve

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

U arratis nga burgu i Shën Kollit, policia ofron 10 mijë euro për kapjen e Daut Lazes

Lajme
Kalo në kategori