LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Ekonomia është shkatërruar, qytetarët gjithnjë e më të varfër

OBRM-PDUKM: Ekonomia është shkatërruar, qytetarët gjithnjë e më të varfër

Nga partia opozitare OBRM-PDUKM akuzojnë LSDM-në dhe Zoran Zaevit se për tri vite me radhë po shkatërrojnë ekonominë e Maqedonisë.

“Në një kohë kur ekonomia është fundosur dhe qytetarët janë të varfër, qeveria po shpenzon buxhetin për masa populiste me pak efekt në vend të projekteve të zhvillimit siç janë investimet kapital.

Qeveria e paaftë e LSDM-së për 7 muajt e parë të 2019-tës ka realizuar 24.5 investime kapitale të mjerueshme. Kjo tregon se qeveria po harxhon paratë e qytetarëve në vend të zhvillimit të shpenzimeve joproduktive dhe korrupsionit parazgjedhor”, thonë nga OBRM-PDUKM.


Nga atje thonë se LSDM nuk mund të përmirësojë ekonominë trgon fakti që numri i investimeve të huaja direkte nuk ka qenë kurrë më i ulët./Telegrafi