LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Ekonomia e Maqedonisë është para kolapsit

OBRM-PDUKM: Ekonomia e Maqedonisë është para kolapsit

Nga partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM nëpërmjet një njoftimi thonë se “për shkak të paaftësisë së pushtetit kriminal, udhëhequr nga i amnistuari Zaev, ekonomia e Maqedonisë tashmë dy vite është në rënie të vazhdueshme”.

“Ekonomia e Maqedonisë është para kolapsit. Për shkak të paaftësisë të këtij pushteti, i udhëhequr nga i amnistuari Zaev, ekonomia e Maqedonisë është rënie të vazhdueshme. Qeveria e Zaev është e interesuar vetëm për tenderë kriminal, grande dhe subvencione që përfundojnë te xhepat e ushtarëve partiak të LSDM-së”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së, borxhi publik është rritur për 500 milion euro për vetëm dy vite qeverisje të LSDM. Kjo sipas kësaj partie që për dy vite secila familje katër anëtarëshe e futi në borxh për 100 euro. Nga OBRM-PDUKM thonë se realizimi i projekteve kapitale është dobët ndërsa vitin e kaluar realizimi i investimeve kapitale ishte në fund.


LSDM: Për ekonomi të fuqishme: Rritje të BVP-së për 3.7%
Lexo po ashtu LSDM: Për ekonomi të fuqishme: Rritje të BVP-së për 3.7%

Nga OBRM-PDUKM shtojnë se ekonomia e Maqedonisë është e fundit në rajon, ndërsa rritja ekonomike për vitin 2017 dhe 2018 në kohën e qeverisjes së Zaevit në Maqedoni është 2.05%.

“Eksporti në janar shënon rënie prej 1.9% krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar. Shqetësuese është rënia prej 12.6% në IT industrinë që ka të bëjë me politikat e Zoran Zaev dhe rritjen e tatimeve ndaj shtetit”, thonë nga OBRM-PDUKM duke shtuar se Zoran Zaev duhet të ikë nëse duam të kemi Maqedoni të fortë ekonomikisht dhe prospektive./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori