LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM dhe LSDM nuk duan të merren vesh për një njësi zgjedhore

OBRM-PDUKM dhe LSDM nuk duan të merren vesh për një njësi zgjedhore

Thirrjet e shumta nga partitë më të vogla për ndryshime në Kodin Zgjedhore ku do të vendoset një njësi zgjedhore dhe lista të hapura për votim, duket se i prekin partitë e mëdha. Nga OBRM-PDUKM nuk deklarohen nëse mbështesin këtë, ndërsa nga LSDM për dy vite thonë se janë të gatshëm për modelin zgjedhore, por presin pajtueshmëri nga partitë tjera.

“LSDM për një kohë të gjatë ka qëndrim të definuar për këtë çështje dhe natyrisht se është e pranueshme ndryshimi i modelit zgjedhor nga disa njësi në një njësi zgjedhore, ku do të sigurohet barazia e votës për të gjithë qytetarët e shtetit, por edhe do të mbyllen debatet joproduktive për ndryshime të kufijve të njësive zgjedhore. Kuptohet, për këtë çështje të madhe është i nevojshëm ndërtimi i konsensusit dhe pajtueshmëri nga subjektet politike të tjera. LSDM mbetet në qëndrimin për ndryshimin e modelit zgjedhor, që ishte pjesë e programit zgjedhor Plan për jetesë dhe është e gatshme për ndryshime në Kodin Zgjedhor, nëse kjo ide është e pranueshme për partitë tjera”, thonë nga LSDM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

OBRM-PDUKM nuk zbulon se cilat janë pozicionet e tyre me arsyetimin se s’është temë dite në tryezën mes Qeverisë dhe opozitës.


“Sa i përket modelit për njësi zgjedhore dhe lista të hapura theksuam se do ta hapim çështjen dhe jemi të gatshëm të bisedojmë kur do të hapet debati për ligjin e zgjedhje. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, argumentojmë dhe të hapim debat më të gjerë”, thonë nga OOBRM-PDUKM.

Deklratat e fundit të BDI-së për këtë çështje ishin se ato mbështesin lista të hapura por për një njësi zgjedhore është e nevojshme analizë më e thellë, ku do të përfshihen karakteristikat shoqërore të shtetit dhe se modeli ekzistues është më përfaqësues në krahasim me modelet tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Kalo në kategori