OBRM-PDUKM për sa i përket kërkesave të LSDM opozitare, ka porositur se zgjedhjet janë të pranueshme në çdo termin, por se nuk do të lejojnë që qytetarët dhe shteti sërish të jenë peng i ankandeve të reja me termine, siç ishte rasti me 24 prillin dhe 5 qershorin, transmeton Telegrafi Maqedoni.
„Për OBRM-PDUKM nuk është e pranueshme që LSDM sërish të jetë pjesë e Qeverisë, në drejtim të përgatitjes së zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike. Megjithatë, shumë herë në të kaluarën është shkelur fjala e dhënë, kështu që kësaj here do të duhet të tregojnë se janë serioz sa i përket mbajtjes së zgjedhjeve“, thotë Nikola Poposki, anëtar u Komitetit ekzekutiv i OBRM-PDUKM.
Pasi të plotësohet ku parakusht themelore, si dh kushtet tjera të ndërlidhura me mbajtjen e zgjedhjeve, respektivisht pasi që LSDM do të konstatojë se janë plotësuar kushtet për zgjedhje të drejta dhe të lira, partia në pushtet do të jetë e gatshme për bisedime rreth siç thonë ata, dëshirës së partisë opozitare të jetë pjesë e Qeverisë.
Nga ana tjetër, konfirmimi i kushtetutshmërisë të Ligjit për Prokurorinë Speciale Publike dhe lirimi dhe ndalja e ndjekjes ndaj pjesëmarrësve në protesta, janë dy hapat në planin e LSDM-së për dalje nga kriza, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në konferencën për shtyp duke e publikuar planin për dalje nga kriza tha se këto dy hapa duhet të plotësohen deri më 18 qershor.
“Vetëm nëse plotësohen këto dy hapa, marrëveshja “Përzhino” duhet të mbijetojë. Për dalje nga kriza e thellë politike urgjentisht nevojitet të sigurohet qeverisja e së drejtës dhe plotësimi i të gjitha kushteve për zgjedhje të drejta, të lira, demokratike dhe të besueshme dhe formim të Qeverisë e cila do të krijojë kushte dhe do të zbatojë zgjedhje të besueshme, të drejta, të lira dhe demokratike”, ka thënë Zaev.
Ai potencon se LSDM-ja është menjëherë për zgjedhje kur do të plotësohen kushtet për zgjedhje të drejta, të rregullta dhe demokratike. “Për ne kushtet për zgjedhje të drejta, të rregullta dhe demokratike janë imperativ. Sa të plotësohen menjëherë do të shkojmë në zgjedhje. Vetëm zgjedhje të shpejta, aq sa mundet më të shpejta janë dalje nga kriza politike, në të cilën gjendet Maqedonia dhe garanci për stabilitetin e vendit, thekson Zaev.
Ai shtoi se në raport të organizimit të qeverisë janë të hapur për bisedë për çfarëdolloj qeverie e cila do t’i plotësojë kushtet. “E gjithë ajo që paraqet organizim të Qeverisë e cila do të sigurojë plotësim të kushteve, do ta garantojë periudhën para fushatës, fushatën dhe ditën e zgjedhjeve është i pranueshëm, ka thënë Zaev duke shtuar se marrëveshja “Përzhino” parashikon organizim të qeverisë për plotësimin e kushteve dhe mbajtje të zgjedhjeve./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë