LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Bllokada aktive e kuvendit është efektive, e njejta vazhdon edhe sot

OBRM-PDUKM: Bllokada aktive e kuvendit është efektive, e njejta vazhdon edhe sot

“Bllokada aktive është efektive, pasi LSDM-ja nuk e ka përkrahur ligjin që e propozuam për ARM-në, nuk kanë mundur as ta sjellin në agjendë”, njoftuan sot nga OBRM-PDUKM.

Në deklaratën e partisë më të madhe opozitare maqedonase, thuhet se LSDM dhe BDI dje kanë kundërshtuar ushtrinë dhe nuk kanë përkrahur ligjin për ARM-në, propozim i OBRM-PDUKM-së që përmirëson statusin e pjesëtarëve të ushtrisë.

“LSDM dhe BDI punojnë në dëm të ushtarakëve dhe manipulojnë ushtarët. Deputetët e OBRM-PDUKM-së, pas mos miratimit të këtij ligji, bënë bllokadë aktive gjatë gjithë ditës, e cila pengoi unanimitetin e LSDM-së dhe BDI-së, që synon vetëm përfitimin personal të individëve, por jo edhe të popullit”, thanë në qëndrimin e partisë.


Nga partia opozitare maqedonase theksojnë se bllokada aktive vazhdon edhe sot.

“OBRM-PDUKM do të kundërshtojë çdo gjë që nuk është në favor të qytetarëve dhe çdo gjë që nuk është e nevojshme për shtetin, që do të thotë nuk ka më ngarkesa në buxhet apo përfitim të LSDM-së dhe BDI-së. Dimitar Kovaçevski të inkurajohet dhe të dialogojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare. Zgjedhjet duhen një orë më parë”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndeti mendor i fëmijëve – fazat e zhvillimit, përshtatja në kopsht, adoleshenca e llojet e prindërimit, flet psikologia Mirjeta Deliu

Shëndetësi
Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Gjashtë persona arrestohen për sulm ndaj policisë pas përleshjes në veri të Mitrovicës

Kronika e Zezë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Kalo në kategori