LAJMI I FUNDIT:

Obiliqi 48 orë pa ujë

Obiliqi 48 orë pa ujë

Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët e Komunës së Obiliqit ( qyteti dhe fshatrat përreth, që furnizohen me ujë nga rezervuari “Shkabaj” përfshirë Termocentralin Kosova A) se duke filluar nga e shtuna më 26 dhjetor nga ora 08:00 deri të hënën më 28 dhjetor në orën 08:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, pra për 48 orë.

“Ndërprerja e tillë do të bëhet për shkak të punimeve të planifikuara teknike, në kuadër të Fazës së II-të të investimeve ( kyçja e linjës magjistrale, gypi me diametër HDPE fi 560 mm. Kyçjet do të realizohen në lidhjen te rezervuari ‘Shkabaj’ dhe në pjesën ku do të bëhet degëzimi për furnizim me ujë të njësisë – Termocentrali Kosova A. Përveç këtyre dy kyçjeve kryesore, do të realizohen edhe kyçje të tjera më të vogla, ditën e shtunë dhe të diel”, ka njoftuar ujësjellësi nëpërmjet një komunikate për media.

KUR ”Prishtina”, kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e Komunës së Obiliqit duke i sugjeruar që të ndajnë rezerva të ujit të pijshëm, deri në përfundimin e punimeve.


“Misioni i Kompanisë Ujësjellësi Rajonal ’Prishtina’ është furnizimi me ujë të pijshëm me standardet e OBSH-së, maksimalizimi i kohës së furnizimit, largimi i ujërave të ndotura si dhe, mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit për të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit, përmes investimeve në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit”. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori