LAJMI I FUNDIT:

Obama emëroi emrat kyç në ekonomi

Obama emëroi emrat kyç në ekonomi

Sipas presidentit të zgjedhur në SHBA, Barak Obama, ekonomia amerikane po përjeton krizën më të rëndë në historinë e saj. Gjatë prezantimit të ekipit të tij ekonomik në Çikago, Obama bëri të ditur rëndësinë e faktit që ekipi i tij ekonomik të fillojë nga puna sa më shpejt që të jetë e mundur.

Në postin e Sekretarit të Thesarit ai emëroi Presidentin e Rezervës Federale të Nju Jorkut, Timothy Gaithner.

Në krye të këshilli kombëtar ekonomik në Shtëpinë e Bardhë ai emëroi ish ministrin e financave, Laurenc Sammërs. Guvernatori i Nju Mexiko-s, Bill Richardson, do të jetë ministër i tregëtisë.

Christina Romer, aktualisht në Universitetin Barkley do drejtojë ekipin e këshilltarëve ekonomikë të Obamës në Shtëpinë e Bardhë.


Melody Barnes do jetë drejtuese e Këshillit të Politikave të Brendshme.