LAJMI I FUNDIT:

Obama dhe McCain, bashkëpunim kundër krizës

Obama dhe McCain, bashkëpunim kundër krizës

Barak Obama dhe John McCain në takimin e tyre të parë pas zgjedhjeve premtuan se do të punojnë së bashku që të fitojnë besimin e popullit ndaj pushtetit.

Ata po ashtu premtuan bashkëpunim për të gjitha çështjet kritike, siç është kriza financiare, krijimin e ekonomisë e cila do të shfrytëzonte burime alternative të energjisë dhe mbrojtje të sigurisë kombëtare.

Edhe pse Obama këto ditë që kaluan lajmëroi se stafit të tij do t’iu bashkëngjiten edhe Republikanë, kësaj radhe nuk bëhet fjalë për një angazhim të mundshëm të vetë Jonh McCain.

Analistët megjithatë konsiderojnë se për shkak të bashkëpunimit të tij të më hershëm me Demokratët rreth çështjes së ndryshimeve klimatike, deri te imigracioni, McCain mbetet figura kyçe në Washington.